Kryeministri Edi Rama vijon që të ndajë me ndjekësit e tij, foto nga mbledhja e fillimvitit me ministrat. Në vitin 2022 është arritur objektivi për gjysmë milliard dollar eksporte bujqësore.
Këtë e ka bërë me dije kreu i qeverisë Rama në një postim në Facebook, ku iu përgjigj kritikëve që thonë ka vdekur bujqësia.
“2022 jo vetëm rekord absolut i eksporteve bujqësore, po edhe realizim i objektivit ambicioz për gjysëm miliardë USD. Por ambicia jonë është të kapim 1 miliardë USD dhe ta bëjmë #Shqipërinë2030🇦🇱 kampione të Ballkanit edhe në eksporte bujqësore, dhe pastaj disa që fshatin e shohin vetëm me dylbitë e mediave thonë ka vdekur bujqësia”,-shkruan Rama.