Kur bëhet fjalë për bukuritë e hershme natyrore, Ulëza është gjithmonë aty. Pamje përrallore, të cilat të japin ndjesinë e të qenurit në ëndërr, janë këto disa nga emocionet që përcjell ky vend i rrethuar nga bukuri të shumta natyrore.
Bukuritë e këtij vendi mbledhin rreth vetes shumë turistë vendas dhe të huaj, në secilën stinë të vitit, kryesisht në muajt e verës. Në këtë periudhë janë pafund gjëra që mund të bëhen në këtë vend, ku kryeson freskimi në lumë.
Ulëza ka shumë për t’i ofruar turistëve, pyjet me shtigje për ecje, kullat e vjetra plot histori nga e kaluara dhe kishat, liqenin për lundrim dhe plazh apo edhe ushqimi tradicional me bazë peshku dhe prodhime bujqësore të zonës
Duket se natyra dhe dora e njeriut janë bashkuar në një të vetme për t`i shpërfaqur ato bukuri përrallore.
Në momentin që kjo zonë u shpallur Park Natyror Rajonal, u shtua ndjeshëm numri i vizitorëve në atje. Jo vetëm numri i turistëve vendorë, por dhe ata të juaj, duke përfshirë këtu turistët italianë, francezë gjermanë, çekë apo polakë.