Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një ndër çiftet më të dashur të estradës shqiptare.
Një vit e gjysmë më parë, Marina dhe Geti kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.
Tashmë prej shumë kohësh moderatorja ka qëndruar larg ekranit edhe pse është përfolur se do të vijë me një projekt madh.
Krahas kësaj, Marina është përfolur shpeshherë për një shtatzëni të mundshme dhe dyshimet janë shtuar edhe më tepër pas një fotoje të moderatores.
Në një foto të publikuar së fundmi në Instagram Marina shihet e shtrirë në krahët e reperit, ndërsa të dy kanë vënë duart te barku i Marinës.
Kaq ka mjaftuar që të gjithë fansat të aludojnë se moderatorja është në pritje të fëmijës së parë.