Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka përshëndetur vendimin e Parlamentit të Bullgarisë për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut.
Duke e konsideruar këtë vendim, një akt emancipues proevropian, kryeparlamentarja shton se tashmë Këshilli Europian e ka rrugën e hapur për çeljen e negociatave me Shqipërinë.
“Mirënjohje Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, Kryetarit (ad interim), z. Miroslav Ivanov, dhe gjithë grupeve parlamentare, të shumicës dhe opozitës, për votimin pro heqjes së vetos dhe çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut. Kjo votë e rëndësishme është një veprim i emancipuar dhe evropeist i parlamentarëve bullgarë, që çliron edhe vendimmarrjen e Këshillit Evropian për çeljen e negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.”