Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Bullizohet për peshën e saj”, bashkëshorti i Sara Karajt tregon bisedën me fermeren para hyrjes në Ferma VIP

23:01 / May 12, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sara karaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkëshorti i fermeres Sara Karaj, Darti Malaj, ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Living Day në Vizion Plus, ku ka folur për përvojën e partneres së tij në Ferma VIP. Ai u shpreh se është i lumtur që Sara, si individ dhe si lojtare, ka arritur të ruajë karakterin dhe kornizat e saj në lojë, ndërsa shtoi se kërkesa për protagonizëm është një tipar që ajo e ka shfaqur natyrshëm.

Malaj zbuloi për herë të parë edhe bisedën që ka zhvilluar me Sarën, sa i përket lojës, para se të behej pjesë e Ferma VIP.

“Ne kemi biseduar disi edhe për mënyrën se si ajo do luante. Ose se cila anë e karakterit të saj do të ishte më dominante aty. Dhe në fakt kërkesa e protagonizmit është një gjë që ajo e kërkon dhe e bën edhe vetë. Në lojë, nga fermerët e tjerë nuk pëlqehet shumë kjo gjë”, tha pedagogu Darti Malaj.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për reagimet në rrjetet sociale, duke theksuar se familjarët e tij dhe të Sarës po e përjetojnë rëndë situatën.

“Familjarët e mi dhe familjarët e Sarës po e përjetojnë keq. Këtu duhet të jepja edhe një mesazh. Të gjithë ata që janë pas tastierës janë njerëz, që sot janë të vegjël në moshë, por nesër do jenë prindër. Duhet ta mendojnë në lëkurën e tyre. Pastaj dëgjojmë që ne jemi një nga vendet me bullizmin më të lartë online. Pse duhet ta mbajmë këtë status me forcë? Pse nuk duhet të ndërgjegjësojmë suksesin tonë që dy të rinj kemi ndërtuar karrierën tonë, biznese dhe mbi të gjitha familje shumë të shëndetshme. Nuk çuditem që po përmendet aq shumë mbiemri im, përmendet familja, mbiemri, bashkëshorti. Gjë që nuk është fare normale”, tha Malaj.

Malaj foli edhe për komentet ndaj Sarës në rrjet, duke i cilësuar disa prej tyre si të rënda dhe të padrejta.

“Unë e di sa shumë e ka vuajtur. Është një reflektim i vuajtjeve të saj në përditshmëri fizike dhe online, turpërimi i trupit. Fakti që ha shumë, që ka qenë e shëndetshme në shtatzëni dhe pas shtatzënisë nuk ja doli dot të dobësohej. Është një mal për kritika që fatkeqësisht janë vënë re edhe në një postim ku Sara ishte duke bërë dush. Ishte skandaloze të shihje gjithë ato mesazhe nga nëna dhe gra që komentonin trupin. Moza e ka karakter të saj që trajton shumë çështjen e pamjes. I ka thënë Sarës: “pufkë, faqe petull, shih si është, shih si bën”. Pra është një individ që komenton pamjen”, u shpreh Malaj.

biseda bullizim ferma VIP fermere sara karaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Ministri i Malaj apel fermerëve: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH për shitjet e produkteve bujqësore

11:48 / July 11, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.