Një punëtor dyshohet se ka mbetur i bllokuar në një galeri të një miniere në Bulqizë, teksa një masiv minerali ka rënë.
Sipas informacioneve paraprake në vendngjarje grupi i avari-shpëtimit po punon për ti ardhur në ndihmë punëtorit.
NJOFTIMI
Bulqizë/ informacion paraprak
Me datë 15.09.2021, rreth orës 12.10, në një subjekt minerar në Bulqizë, ka patur një rënie të një masivi minerali dhe nga informacionet paraprake të punëtorëve, dyshohet se ka mbetur i bllokuar në galeri një punëtor.
Grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
