Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Bulqizë: Borxhet ndaj OSHEE-së, xhamisë së qytetit i ndërpritet energjia elektrike

21:14 / October 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhamia bulqize
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, këtë të premte i ka ndërprerë energjinë elektrike xhamisë së Bulqizës. Mësohet se ndërprerja e energjisë elektrike ka ndodhur fill pas faljes së namazit të xhumasë. Kjo është e disata herë që xhamisë i ndërpritet energjia elektrike dhe kjo për shkak të një debie ndaj OSHEE-së, prej viteve 2010-2011.

Në vitin 2010 banorët e një pallati në Lagjen e Re në Bulqizë, që në atë kohë sipas institucioneve shtetërore rrezikonte shembjen, për një periudhë 18 mujore janë akomoduar në ambientet e kësaj xhamie. Pallati që rrezikonte shembjen, pak muaj më vonë u privatizua nga Bashkia Bulqizë.

Familjet e akomoduara në ambientet e xhamisë, konsumuan energji elektrike me vlerë 600.000 lekë, që sot bashkë me kamatat, debia ndaj OSHEE është dyfishuar.

Myftiu i Bulqizës, Sejdin Strazimiri sqaroi se ky borxh për energjinë elektrike të konsumuar nga familjet e strehuara në ambientet e xhamisë, duhej të paguhej nga bashkia, kjo sipas një kontrate verbale të bërë në atë kohë publikisht edhe në media.

Për Strazimirin, është e pa pranueshme që energjia elektrike për një xhami të ndërpritet ditën e premte, në kohën kur besimtarët luten në xhami.

“Ne si Myftini shprehim indinjatë ndaj bashkisë Bulqizë dhe ndaj OSHEE-së. Ka disa herë që na i presin dritat për një borxh që në fakt nuk është i xhamisë por i bashkisë. Të bësh mirë në këtë vend qenka shumë e vështirë. Ne strehuam 13 familje, bashkia premtoi publikisht që do të paguante çdo shpenzim mirëpo asnjëherë nuk u përgjigj.” tha ai.

bulqize energjia xhamia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.