Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Bulqizë/ Ceremoni modeste për 73-vjetorin e minierës së kromit

22:04 / February 18, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bulqiza
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia Bulqizë përkujtoi sot 73 vjetorin e hapjes së aktivitetit minerar në qytetin e Bulqizës. Në fjalën e mbajtur kryetari i bashkisë Lefter Alla, gjatë ceremonie modeste, përmendi sakrificat e shumta të minatorëve dhe specialistëve për zgjerimin e minierës më të rëndësishme në vend. Ai shprehu mirënjohje dhe vlerësim për punonjësit që humbën tragjikisht jetën në këtë minierë dhe uroi që aktiviteti minerar në këtë rreth të njohë rritje.

Postimi i Allës:

Si sot 73 vite më parë, nisi aktivitetin miniera më e madhe e kromit në vend. Ishte kjo minierë që shënoi edhe gurthemelin e një qyteti të tërë, banorët e të cilit do ta lidhnin jetën e tyre me një nga burimet më të vlefshme nëntokësore në Shqipëri, por jo vetëm. Ishte ky zhvillim i cili e lidhi minierën dhe qytetin në mënyrë pazgjidhshme.

Janë plot 73 vite që ne e festojmë 18 shkurtin si një nga ditët e rëndësishme për të gjithë Bulqizën. Kjo datë shënon edhe nisjen e urbanizimit të Bulqizës. Një qytet që u ngrit vazhdimisht duke u kthyer në një nga burimet më të rëndësishme të ekonomisë shqiptare dhe të mijëra familjeve që kanë siguruar jetesës duke punuar në galeritë e kromit.

Qyteti që nisi me krijimin e minierës, u pasua më tej me të gjitha institucionet e nevojshme për një jetë urbane, me shkolla, kinema, spital e qendra shëndetësore, për të arritur deri në ditët e sotme ku përreth tij, së bashku me të gjitha njësitë administrative mblidhen rreth 41 mijë banorë.

Nga 8 punëtorë nga Rubiku dhe 13 të tjerë nga zona e Bulqizës që ishin 73 vite më parë në lartësitë mbi 1000 metër mbi nivelin e detit, sot numërohen mbi 2000 minatorë të cilët sigurojnë jetën në këto galeri. Për vite me radhë në të kanë punuar me mijëra të tjerë, ku pse jo, kanë sakrifikuar edhe nga vetja për këtë pasuri të madhe kombëtare.

Gjej rastin këtu të shpreh respekt dhe mirënjohje ndaj qindra mijëra minatorëve, inxhinierëve e teknikëve të minierës, të cilët ndër vite kanë dhënë kontributin e tyre në këto galeri.

Për mua është nder dhe privilegj të jem i pari i një qyteti, banorët e të cilit kanë kontribuuan aq shumë për interesat kombëtare, e që sot meritojnë shumë më shumë nga ç’u është dhënë ndër dekada me radhë.

Po ashtu është nder dhe privilegj të jap kontributin tim për të drejtat e bashkëqytetarëve të mi që punojnë në minierë, si edhe të punoj për ta kthyer Bulqizën në qytetin që duam të gjithë.

E konsideroj sërish si nder dhe privilegj të drejtoj Bashkinë Bulqizë në një moment kur po shënohen shndërrime të rëndësishme, siç është afrimi i saj me Kryeqytetin përmes rrugës së Arbrit.

Mirënjohje dhe respekt ndaj të gjithë bashkëqytetarëve të mi, të cilët edhe sot e kësaj dite vazhdojnë t’i japin kuptim kësaj pasurie kombëtare.

73 vjetori ceremoni minieres
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.