Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Bulqizë: Firma konçesionare nuk e njeh sindikatën e re, Policia proçedon tre minatorë për protestat e organizuara

21:16 / December 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
minatoret
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre minatorë janë proçeduar penalisht pasditen e sotme për grumbullim të paligjshëm para hyrjes së Alb-Crome shpk. Policia e rendit dhe ajo private tentuan dhe mbajtën nën kontroll minatorët që protestuan edhe sot në afërsi të minierës më të madhe në vend dhe më gjërë.

Ditë më parë një grup minatorësh deklaruan se kishin themeluar sindikatën e tyre të re, madje nismëtarët u shprehën se kjo do të ishte sindikata më realiste dhe më pranë minatorëve.

Pak ditë pas themelimit mësohet se kryetari i sapozgjedhur u largua nga puna. Kjo bëri që mbështetësit e tij të organizojnë të tjera protesta. Gjatë tubimit të sotëm pati dhe ngritje tonesh dhe tentativa për të krijuar probleme gjatë turnit të parë.

Pronarët e firmës konçesionare nëpërmjet një deklarate thanë se ata kishin marrëveshje dhe po zbatonin kontratën kolektive të punës me një sindikatë tjetër. Mësohet se sindikata tjetër është Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë. /tirananews.al/

Njoftimi i Policisë Bulqizë:

Më datë 03.12.2019, u referuan materialet proceduriale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, në gjendje të lirë në ngarkim të tre shtetasve : N.L, B.D, B.Gj, banues në Bulqizë (vagonist në minierë). Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në mënyrë të paligjshme dhe pa lejen e organeve kompetente kanë organizuar dhe kanë marrë pjesë në grumbullimin që është bërë përpara derës së Alb –Chrome SHPK zona 41, miniera e Kromit Bulqizë.

bulqize minatoret procedohen proteste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.