Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Strikçan të Bulqizës. Makina tip Benz ka dalë nga rruga e për pasojë një person është plagosur.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që News 24 bën të ditur se i plagosuri është Elton Neziri, 33 vjeç që pritet të transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
