Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bumçi zbulon planin e Bashës: Në shtator nisim protestat

15:48 / August 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lulzim basha aldo bumci genc pollo e1490031811382
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

PD pritet të nisë sërish protestat në shtator, kundër qeverisë Rama. Lajmin e dha ish deputeti i PD, Aldo Bumci i ftuar në rubrikën Opinion në News24.

“Beteja për demokracinë, nuk ndodh aq shpejt, me mendje do e kishim rrëzuar që në protestën e pare. Pa mund nuk rrëzohet asgjë. Maduro në Venezuelë, i ka dalë e gjithë bota kundër, do rrëzohet, nuk ka jetë. Ai vijon, se një pushtet autoritar vijon mban njerëz kërcënon, edhe këtu Rama me lekët e drogës e kërcënime, dhe largime masive është një njeri pa oksigjen më i dobët se kurrë. shqiptarët dolën masivisht në protesta. Ne do vijojmë protestat, në shtator rifillojmë. Është folur për narkoshtet mes Europës. Largimi i tij hap rrugën e shpresës, njerëzve sot iu mungon buka e përditshme.” u shpreh Bumci.

Duke u ndaluar në situatën e krijuar në Shkodër, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, Bumci tha se Shkodra mund të konsiderohet një krizë e vogël në krahasim me ngërcin që ka mbërthyer vendin, ai akuzoi kreun e qeverisë se prej vitesh ka persekutuar bashkitë e djaththa duke iu hequr fondet apo duke I minimizuar skajshëm ato.

ndër të tjera Bumci u ndal edhe në lajmin e bërë sot public në media, lidhur me dosjen 184, e cila është transferuar për hetim në prokurorinë e Dibrës, pasi Krimet e Rënda shpallën moskompetencë. Për demokratin, zgjidhja është vetëm politike, pas drejtësia e prokuroria janë të kapura.

“U përmend dosja e Dibrës, janë përgjime zyrtare të Prokurorisë, kanë tre vjet që i mbajnë. Pse Rama duhet të fitonte me cdo kusht Dibren ne 2016, sepse do të marrë gjithcka. Zgjidhja është politike, nuk ka shpresë që zgjidhja të vijë nga drejtësia. Kjo dosje ka 3 vjet, Arta Marku duhet të bënte gjithcka që ajo të hetohej.

Në Shkodër, Pjetri doli i dënuar për trafik droge. Kjo nuk është rrufe në qiell të hapur, patën në këto vite, drejtore me më shume të drejta se deputetet. Rama ka sjell një armatë njerëzish të dënuar, që venë në lëvizje rrjetin kriminal, burimin e drogës. kjo është kriza e Shqipërisë.” vijoi më tej Bumci. (BW)

Bashes Bumçi protests shtator
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.