TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Shqiptarët rrahin për vdekje 42-vjeçarin në Greqi, dyshime se sherri nisi për një vajzë

23:10 / June 26, 2022

Dy grupe shqiptarësh përleshen me shqelma dhe grushte në mes të aeroportit në Itali

23:08 / June 26, 2022

Makina përplas dy fëmijë në Tepelenë

21:58 / June 26, 2022

Vlorë/ Zjarr në kabinën elektrike, qendra në errësirë

21:52 / June 26, 2022

 Draghi: Eliminoni varësinë nga energjia ruse

21:48 / June 26, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

‘Bunaca para furtunës’/ Çfarë tregon ‘qetësia’ e brishtë dhe e frikshme në Kiev?

21:07 / June 11, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në kryeqytetin e Ukrainës jeta duket sikur po i rikthehet normalitetit. Edhe pse banorët e Kievit tani janë mësuar me rrezikun ata vazhdojnë të jenë vigjilentë, ndërsa sirenat për sulme ajrore nuk kanë të ndalur. Ata banorë, që fillimisht u larguan nga shtëpitë e tyre, tashmë janë kthyer. Të tjerë përgatitet për të shkuar në zonat ku ka luftime.

Dielli shkëlqen në Kiev, por trishtimi dhe zymtësia mbizotërojnë. Me luftën që vijon në lindje dhe në jug, vera e këtij viti do të jetë ndryshe.

Kafenetë dhe restorantet janë hapur përsëri dhe të duket sikur gjithçka i është kthyer normalitetit, deri në momentet që dëgjohen sirenat të cilat njoftojnë për sulme ajrore.

19-vjeçarja Valeria, studente për sigurinë kibernetike, thotë se ajo i druhet një sulmi ajror kur del me miqtë e saj.

“Kur luajmë volejboll dhe dëgjojmë sirenat, kjo më frikëson. Mendoj se mund të na hedhin bomba nga qielli”, thotë ajo.

Sulmet më të fundit me raketa në Kiev ishin ato të datës 5 qershor, pas disa javësh qetësie. Qytete të tjera vazhdojnë të jenë në vijën e parë të frontit të luftës.

Violinisti Markiian Lukyniuk, i cili argëton kalimtarët me muzikë në një shesh të Kievit, thotë se njerëzit janë mësuar me rrezikun.

“Njerëzit i shpërfillin sirenat sepse ata janë mësuar me rrezikun”, thotë ai.

Në kushtet e një paqeje tejet të brishtë shumë prej të rinjve në Kiev po shpenzojnë energji, kohë, para e fuqitë e tyre për të mbështetur ata që luftojnë në vijën e frontit.

Andrii Bashtovyi, kryeredaktor i revistës në internet “The Village” me qendër në Kiev, pritet të niset së shpejti në zonat ku ka luftë.

Ai thotë se për momentin të paktën kryeqyteti ndihet i sigurt dhe njerëzit u janë kthyer aktiviteve të përditshme.

Shumë prej banorëve të Kievit që ishin larguar pas nisjes së luftës, tashmë janë kthyer. Por autoritetet vazhdojnë të jenë të kujdesshëm ndërsa në kryeqytet vijon ende të ketë orë të ndalim-qarkullimit, nga frika e sulmeve të mundshme./voa/

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Shqiptarët rrahin për vdekje 42-vjeçarin në Greqi, dyshime se sherri nisi për një vajzë

23:10 / June 26, 2022

Dy grupe shqiptarësh përleshen me shqelma dhe grushte në mes të aeroportit në Itali

23:08 / June 26, 2022

Makina përplas dy fëmijë në Tepelenë

21:58 / June 26, 2022

Vlorë/ Zjarr në kabinën elektrike, qendra në errësirë

21:52 / June 26, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Shqiptarët rrahin për vdekje 42-vjeçarin në Greqi, dyshime se sherri nisi për një vajzë

23:10 / June 26, 2022

Dy grupe shqiptarësh përleshen me shqelma dhe grushte në mes të aeroportit në Itali

23:08 / June 26, 2022

Vlorë/ Zjarr në kabinën elektrike, qendra në errësirë

21:52 / June 26, 2022

 Draghi: Eliminoni varësinë nga energjia ruse

21:48 / June 26, 2022
Te fundit

Shqiptarët rrahin për vdekje 42-vjeçarin në Greqi, dyshime se sherri nisi për një vajzë

23:10 / June 26, 2022

Dy grupe shqiptarësh përleshen me shqelma dhe grushte në mes të aeroportit në Itali

23:08 / June 26, 2022

Makina përplas dy fëmijë në Tepelenë

21:58 / June 26, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.