Ekonomia gjermane pritet të tkurret 7,1% këtë vit, para se të rikthehet në një rritje modeste në 2021 dhe 2022, deklaroi banka qendrore e vendit.
”Bundesbank” deklaroi në parashikimet e saj gjysmë-vjetore se ”Gjermania do të përjetojë një recesion të thellë në vitin 2020 pasi pësoi efektet zinxhir të kufizimeve ekonomike për të përmirësuar pandeminë e koronavirusit”.
Banka tha se ekonomia do të tkurej 7,1 %, më keq se rënia prej 5,7 % e PBB-së gjermane që ndodhi pas krizës financiare të 2009-s.
Banka dha parashikime më optimiste për 2021 dhe 2022, kur ekonomia pritet të rritet përkatësisht 3,2 dhe 3,8%.
Banka e bazoi këtë parashikim në supozimin se një trajtim efektiv ose një vaksinë për koronavirusin do të ishte në dispozicion nga mesi i vitit të ardhshëm, duke promovuar rimëkëmbjen ekonomike.