Emri botanik i burdullakut është Portulaca oleracea. Portulaca vjen nga Latinishtja që do të thotë “portë” ndërsa Oleracea do të thotë “perime e kuzhinës.”
Burdullaku ka kërcenj të kuqërremtë dhe të butë, lule të verdha me nga pesë petale në formë ovale me një gjërësi prej 6 milimetrash.
Vlerat shëndetësore që ofron kjo bimë:
1. Kjo bimë përmban thartira yndyrore omega 3, bashkime të cilat kryesisht gjenden në vajra peshku. Pra, forcon sistemin kardiovaskular dhe sistemin e imunitetit.
2. Është përplot antioksidantë të cilët mbrojnë nga shfaqja e kancerit dhe e ndikimit të dëmshëm të radikaleve të lira.
3. Ka cilësi kundërinflamatore, ndihmon në rregullimin e nivelit të kolesterinës në gjak, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe pengon krijimin e ngjizjes së gjakut në arterie.
4. Veç kësaj, ngadalëson plakjen dhe ndihmon në shërimin e ngërçeve në muskuj. Mukoza e kësaj bime qetëson infeksionet dhe inflamacionet në zorrë, si dhe infeksionet e traktit urinar.
5. Rekomandohet për sëmundje të kanalit urinar, për të forcuar sistemin imunitar, për sëmundjet e frymëmarrjes, për aparatin tretës dhe ndihmon në rikuperimin e plagëve.
6. Është efikase kundër djegësirës, gastritit, por edhe kundër kapsllëkut.
7. Kjo barishte ka krejt pak kolesterol. Është një burim i shkëlqyer i tiaminës, niacinës, vitaminës B6 dhe folatit.
8. Burdullaku përmban vitaminë C, A, riboflavinë, kalcium, hekur, magnez, fosfor, kalium, bakër dhe mangan.
Ju mund ta konsumoni burdullakun në mënyra të ndryshme, siç është ose të gatuar. Është i pasur me ujë dhe ka një shije pak acidike dhe të kripur, shumë të ngjashme me atë të spinaqit të freskët.