Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë burg pa afat për Agron Manuka dhe Imer Loshën, të arrestuar mbrëmjen e së martës të cilët u kapen me 30 kallëpe me lëndë eksplozive C-4, 17 kapsolla detonatore, 2 aparate celulare të lidhura me përcjellës elektrik, gati për t’u montuar me mina me telekomandë.
Manuka është shprehur se minat i duheshin pasi punonte në minierë, Losha është shprehur se punon taksist dhe se nuk e dinte që po transportonte mina me telekomandë.
