Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Burgim të përjetshëm për vrasësin e dy motrave në Astir. Përparim Ademi dyshohet se shiste dhe fëmijë në Greqi

18:30 / June 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
perparim ademi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përparim Ademi (Tela), është 59-vjeçari që paraditen e 31 dhjetorit 2020 ekzekutoi me automatik bashkëjetuesen e tij Kristina Bardhi dhe motrën e saj Zhaneta Metani brenda banesës së tyre në zonën e Astrit.

Sot Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim të përjetshëm për të. Krimi i dyfishtë që tronditi kryeqytetin në vigjilje të ndërrimit të viteve, dyshohet se ndodhi pas një konflikti të çastit mes dy bashkëjetuesve pikërisht për vazhdimin e marrëdhënies së tyre.

59-vjeçari shkoi me biçikletë pranë banesës së tyre, ndërsa e shoqëronte nipi i tij. Përparim Ademi ka shkuar i armatosur me kallashnikov, duke e fshehur armën në një çantë.

Kur ka mbërritur përpara derës së banesës ku jetonin Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, Përparim Ademi është përballur me dy motrat. Në këtë moment, pa u futur ende brenda apartamentit, 59-vjeçari ka shkrepur armën, gjë e cila vërtetohet nga shenja e plumbit që ka mbetur në derën kryesore të banesës.

Pasi ka hyrë në brendësi, Përparim Ademi ka qëlluar me breshëri kallashnikovi dy motrat. Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi mbetën të vdekura në vend.

Pas ekzekutimit, ai ndoqi të njëjtën rrugë për tu larguar, por në këmbë dhe jo me biçikletë.

Me njërën dorë në xhep, Përparim Ademi është filmuar duke u arratisur nga vendngjarja. Rreth 1 orë më vonë, ai u arrestua nga policia pranë shkollës “Vasil Shanto”.

Por e shkuara e tij ishte tejet e errët, pasi siç raportuan edhe mediat greke, Ademi ka kryer një sërë krimesh të rënda në Greqi.

Sipas dëshmive të familjarëve të motrave, Ademi i ka dërguar për disa kohë në Selanik për t’i shfrytëzuar për prostitucion dhe dyshohet se kanë shitur rreth 10 foshnje.

Përparim Ademi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.