Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Burgoset ish-drejtoresha e funeraleve që u hiqte dhëmbët e florinjtë të vdekurve dhe shiste pjesët trupore

17:54 / January 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
megan hess 2
FILE PHOTO: Megan Hess, owner of Donor Services, is pictured during an interview in Montrose, Colorado, U.S., May 23, 2016 in this still image from video. REUTERS/Mike Wood
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas raportimeve, një familjari i ishte dhënë pluhur çimentoje në vend të hirit të të afërmit, ndërsa trupave u ishin hequr dhëmbët e florinjtë që shiteshin më pas për mijëra dollarë.

Megan Hess, ish-drejtoreshë e një shtëpie funeralesh në Colorado, SHBA, raportohet mes të tjerash se shiste pjesë trupore të të vdekurve, përfshi dhe kokën. Gruaja e dënuar kësaj jave me 20 vjet burg për mashtrimet e saj, kishte mohuar më herët akuzat por u përball me provat e falsifikimeve dhe pranoi krimet.

45 vjeçarja Hess kishte falsifikuar dhjetra çertifikata te dhënies së organeve për donacion në shtëpinë e saj të funeralit Sunset Mesa para se të shiste pjesë trupore si kokë, krahë e organe të tjera për “kërkime shkencore”.

Hess u akuzua për shfrytëzim të trupit të të vdekurit nga viti 2010 deri në 2018 bashkë me nënën e saj Shirley Koch. Kjo e fundit u dënua me 15 vjet burg.

“Këto dy gra përfitonin nga viktima në gjendje të dobët prej humbjes së të dashurve duke abuzuar me trupat e të vdekurve”, tha agjenti i FBI Leonard Carollo, i cili hetoi çështjen në Denver.

“Në vend që ato të ofronin mbështetje, dy gratë e pangopura fitonin besimin e viktimave dhe gjymtonin trupat e të dashurve të tyre të vdekur”.

Gjykatësja Christine Arguello, pas dhënies së dënimit si përshkruante rastin “çështja më ezauruese që kishte gjykuar”.

Në korrik u raportua se Hess kishte përdorur mijëra dollarë nga “biznesi” i saj i mbrapshte për të udhëtuar me pushime në parkun Disney World. Teksa kërkonte $1,000 për shërbimin e krematoriumit, ajo gjuante familjet më të varfra duke u ofruar shërbime falas, për të përfituar kufomën.

Megan Hess u shiste pjesë trupore laboratoreve nga shtëpia e saj e funeralit në Montrose, Colorado. Ky besohet se ishte rasti i parë në SHBA kur një shtëpi funerali ka dhe krematorium në ndërtesë.

Prokurori Kari Escher tha se nëna e Hess, Shirley Koch, ishte ajo që punonte me trupat, duke i gjymtuar apo duke hequr mbushjet e floririt nga dhëmbët.

Në SHBA nuk është e jashtëligjshme të shesësh pjesë trupore për studim apo dhe sende të marra nga të vdekurit, por ka një problem serioz etik, shkruan Daily Mail.

Arrestim drejtoresha Funeral
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

17:21 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.