“Arrest në burg” kërkon Prokuroria deri në dalje të ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar gjendjen mendore të 35-vjeçarin Jetnor Zhaboli, i arrestuar pasi mbante mbyllur në banesë familjarët e tij në Tiranë. Seanca për masës e sigurisë do të bëhet të hënën në orën 09:30 në Gjykatën e Tiranës.
Zhaboli u ndalonte atyre komunikimin me persona të tjerë, bashkëshortes, fëmijëve dhe nënës. Jetnori ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme.
35-vjeçari kishte instaluar kamera në të gjithë hapësirën e shtëpisë dhe i përgjonte gjithë kohës.