Skena, ku të dënuarit punojnë jashtë ambienteve të burgjeve, shumë shpejt do të jetë realitet edhe në Shqipëri. Gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi se për herë të parë futet koncepti i burgut të hapur.
Por jo të gjithë mund të përfitojnë. Ministrja ka sanksionuar se përfitues mund të jetë të gjithë ata që u kanë mbetur më pak se 6 muaj dhe kanë rrezikshëmeri të ulët, si dhe ata me gjysëm liri. Ministrja sqaroi se ligji synon dhe ngritjen e Komisionit për Vlerësimin e Rrezikshmërisë për të dënaurit, si një instrument i ri i cili vendos për ndryshimin e klasifikimit të sigurisë së të dënuarve, mbështetur në
raportin e vlerësimit të rriskut të sigurisë të hartuar nga IEVP-ja i dënuari vuan dënimin.
Ndërkaq, ndryshimi i sigurisë së të dënuarit përvec vendosjes fillestare të cilën e përcakton gjykata do të bëhet nga Komisionit për Vlerësimin e Rrezikshmërisë për të dënuarit.
“Përcaktohen rregulla më të qarta për marrjen e shërbimit shëndetësor jashtë institucioneve të burgut. Krijimin e kushteve të punës së të cilat synojnë të jenë si në shoqërinë e lirë me qëllim që të dënuarit të përfitojnë aftësi profesionale për të lehtësuar riintegrimin e tyre në shoqëri. Rregulla më të qarta për punësimin e të dënuarve si dhe pagesën e tyre”, tha Gjonaj.
Gjithashtu, ligji i ri rregullon më qartë takimet e të burgosurve me avokatët. Deri tani avokatët nuk kanë pasur kufizim se më kë shoqërohen, por sipas parashikimeve të reja personat që shoqërojnë avokatët duhet të jenë vetëm punonjës të studios avokatore ose kandidatë për avokat që kryejnë stazhin në këtë zyrë. Por cilat janë disa nga risitë që sjell ky projektligj:
-Trajtimi i të paraburgosurve dhe të dënuarve i cili do të bëhet sipas kriterit të individualizimit në
përputhje me gjendjen dhe karakteristikat individuale të secilit të dënuar. Duke parashikuar per here te
pare edhe trajimin pas lirimit nga burgu.
-Riorganizim i IEVP-ve mbi bazën e kategorive të të dënuarve, të rritur, të mitur, për gratë dhe
institucionet e paraburgimit, si dhe mbi bazën e sigurisë.
-Përmirësim të dispozitave ku përcaktohet vendosja në regjimin e posacëm (41 BIS).
-Për herë të parë futet koncepti i burgut të hapur. Për të gjithë ata që u kanë mbetur më pak se 6 muaj
dhe kanë rrezikshëmeri të ulët, si dhe ata me gjysëm liri.
-Ngritjen e Komisionit për Vlerësimin e Rrezikshmërisë për të dënaurit, si një instrument i ri i cili vendos
për ndryshimin e klasifikimit të sigurisë së të dënuarve, mbështetur në raportin e vlerësimit të rriskut të
sigurisë të hartuar nga IEVP-ja i dënuari vuan dënimin.
-Ndryshimi i sigurisë së të dënuarit përveç vendosjes fillestare të cilën e përcakton gjykata do të bëhet
nga Komisionit për Vlerësimin e Rrezikshmërisë për të dënuarit.
-Në lidhje me ushqimin është parashikuar që menuja duhet të jetë e shumëllojshme dhe të ndryshohet të
paktën një herë në dy javë në mënyrë që t’u përshtatet stinëve.
-Përmirësim të trajtimit shëndetësor për të gjithë të burgosurit. Përcaktohen rregulla më të qarta për
marrjen e shërbimit shëndetësor jashtë institucioneve të burgut.
-Është parashikuar trajtimi i personave me çrregullime të shëndetit mendor sipas ligjit për Shëndetin
mendor. Kjo kategori nuk duhet të jetë në varësi të Burgjeve por duhet të trajtohet pranë strukturave
shëndetësore të specializuara.
-Krijimin e kushteve të punës së të cilat synojnë të jenë si në shoqërinë e lirë me qëllim që të dënuarit të
përfitojnë aftësi profesionale për të lehtësuar ri-integrimin e tyre në shoqëri. Rregulla më të qarta për
punësimin e të dënuarve si dhe pagesën e tyre.
-Rregullohet më qartë të takimit të të burgosurve me avokatët. Deri tani avokatët nuk kanë pasur
kufizim se më kë shoqërohen por sipas parashikimeve të reja personat që shoqërojnë avokatët duhet të
jenë vetëm punonjës të studios avokatore ose kandidatë për avokat që kryejnë stazhin në këtë zyrë.
-Nxitjen ndjekjes së studimeve profesionale duke përdourur kurset me kohë të pjesshme.
