Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Burrat që vuajnë nga prostata nuk duhet t’i konsumojnë absolutisht këto ushqime

14:51 / December 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Prostata
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjekët e quajnë hiperplazi beninje të prostatës ose BPH, por gjerësisht njihet si zmadhim i prostatës. Meshkujt me faktor më të lartë risku ndaj këtij problemi janë burrat mbi 60 vjeç, ata që vuajnë nga diabeti, sëmundjet e zemrës ose kanë një histori familjare të prostatës.

Më poshtë do të lexoni për ushqimet që duhen shmangur nga personat me prostatë të zmadhuar.

Mishi i kuq

Autoritetet shëndetësore shprehen se një prostatë e zmadhuar lidhet me një dietë shumë të pasur me mish të kuq. Limitoni sasinë e mishit të kuq dhe zëvendësojeni me mishin e pulës, gjelit të detit dhe peshqve me yndyrë.

Ushqimet e yndyrshme

Shkencëtarët pohojnë se një dietë e pasur në lëndë të yndyrshme mund të ndikojë në zmadhimin e gjëndrës së prostatës. Kështu që meshkujve të predispozuar nga zmadhimi i prostatës u këshillohet një dietë e ulët në yndyra të ngopura.

Bulmeti

Duhet të zvogëloni ndjeshëm konsumin tuaj të produkteve të qumështit. Edhe pse nënproduktet e qumështit janë burime fenomenale të kalciumit dhe ulin rrezikun nga osteoporoza, ju duhet t’i limitoni. Përpiquni ta merrni kalciumin nga frutat e thata, arrat, bishtajat, salmoni e sardelet.

Ushqime pikante

Ushqimet pikante janë ekselente për nepsin tonë, por jo për gjëndrat e prostatës. Çdo gjë pikante mund të shkaktojë acarim të fshikëzës. Në të njëjtën mënyrë, edhe ushqimet acide shkaktojnë acarim të fshikëzës. Kështu që sigurohuni t’i mbani larg për të shmangur nevojat urgjente për urinim ose vështirësitë në urinim.

Alkooli dhe kafja

Ashtu si ushqimet pikante dhe acide, alkooli mund të shkaktojë acarim të gjëndrës së prostatës. Sidoqoftë, disa studime, alkooli mund të shkaktojë acarim të gjëndrës së prostatës. Sidoqoftë, disa studime sugjerojnë që sasi të moderuara të alkoolit mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të vuajtjes nga prostata në të ardhmen për meshkujt.

Ekspertët sugjerojnë që burrat me prostatë të zmadhuar duhet të kufizojnë ndjeshëm konsumin e kafesë. Kjo për shkak se kafeina mund të shkaktojë përkeqësim të simptomave. Përveç kafesë, pijet me kafeinë duhet të kufizohen gjithashtu.

prostata tirananews.al ushqime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.