Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Burrat shqiptarë rrinë në internet, gratë…

08:12 / June 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ja vendet ku telefonet huawei preferohen me se shumti 5cea79b02acb0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe në përdorimin e teknologjisë ka diferenca gjinore mes shqiptarëve. Përqindja e burrave që përdorin celularët dhe internetit është më e lartë se sa e grave në Shqipëri.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, për vitin 2018, në mesin e 15-59 vjeccarëve, 75,2 % e burrave dominojnë me përdorimin e internetit, krahasuar me 65.1 % të grave. Sa i përket përdorimit të telefonit celular, sërish burrat kryesojnë. Përllogaritet 94.1 % e burrave, krahasuar me 89.2 % të grave, pjesë e individëve që përdorin telefon celular.

Ndërsa sipas përllogaritjes së përdorimit të celularit sipas kryefamiljarit, shifrat tregojnë për 88 % të burrave, ndërsa vetëm 80 % e grave kryefamiljare e përdorin atë.

Sa i përket aksesit në internet sipas kryefamiljari, shifrat janë të barabarta, 12 % për secilin.

Gjatë viteve të fundit vihen re zhvillime dinamike në lidhje me internetin në vendin tonë, duke u bazuar në anketa të shumta të kryera në vite. Duke bërë një diferencim mes një ankete nga IDRA Research & Consulting në vitin 2016 dhe asaj të vitit 2018, vihet re se 63% e shqiptarëve deklarojnë se përdorin internetin, ndërsa dy vjet më parë deklaroheshin si përdorues vetëm 49% e tyre. Rritje të theksuar me 10 pikë përqindje në përdorimin e internetit vihet re në zonat rurale.

Akoma më i shpejtë duket penetrimi i smartphonave në familjet shqiptare. Në vitin 2016 vetëm 40% e tyre deklaronin se kishin një smartphone, ndërsa dy vjet më vonë janë 64% e të anketuarëve që zotërojnë një të tillë.

Sa i përket se për ccfarë e përdorin internetin shqiptarët, Facebook ka pjesën e luanit në tregun dhe hapësirën e rrjeteve sociale në Shqipëri. Statistikat e një raporti të vitit të shkuar nga Alexa, flasin për një numër përdoruesish që është disa herë më i madh se sa numri i përdoruesve të rrjetit të dytë më popullor në vend Twitter./Monitor

085A49D8 120B 4851 8788 A283D834A4E1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta

09:56 / October 7, 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

09:29 / October 7, 2026

Ministri Hoxha, uron presidenten e re të Kosovës: Dëshmi e pjekurisë së institucioneve demokratike

09:24 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.