Investimi kryesor në qytetin e Burrelit, i kryer nga të ardhurat vendore, është një segment rrugor, nga ish agjensia e udhëtarëve deri te hyrja e ish repartit ushtarak në qytetin verilindor.
Investimi kishte nisur shumë muaj më parë për të përfunduar sot. Vendorët thanë se janë sistemuar ujërat e bardha dhe të zeza si dhe janë ndërtuar trotuare për lëvizjen e banorëve të lagjes “Drita”.
Ndërkohë rrugët e tjera, unaza e poshtme e qytetit, sheshi “Ahmet Zogu”, rrugët në lulishten “Nëna Mbretëreshë”, rrugët në periferi të qytetit dhe sidomos ato në zonat rurale vijojnë të jenë në gjendje kritike, pasi kanë munguar investimet dhe kujdesi i vendorëve. /tirananews.al/