Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos do të prehet në Tiranë
Burime për mediat bëjnë me dije se trupi i Janullatos do të sillet në Shqipëri, pasi ky ishte një amanet i Kryepeshkopit për dekadat që ka kaluar në vendin tonë, ku prej vitit 1992 është vendosur në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale.
Gjithashtu është dhe një rregull i Kishës Autoqefale, që Kryepeshkopët të prehen në vendin ku kanë shërbyer, jo në vendin e lindjes.
Ndërkohë pritet mbledhja e Sinodit të Shenjtë për të përcaktuar edhe detajet dhe për të marrë vendimet në lidhje me ceremoninë mortore.
Kryepeshkopi Anastas Janulltos u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare në Spitalin “Evangelismos” të Athinës mëngjesin e kësaj të shtune, ku ishte i shtruar prej më shumë se 20 ditësh.