Prej shumë dekadash banorët e lagjes “Drita” në qytetin e Burrelit ankoheshin për kushtet e vështira të banimit. Këtu mungonte gjithçka, pemët, lulishtja, stolat, ndriçimi. Balta në dimër dhe pluhuri në verë ishin kthyer në makth për qytetarët e këtij blloku banimi.
Bashkia Mat hartoi një projekt për rikonstruksionin e plotë të kësaj lagjeje, siguruan fondet dhe këto ditë nisi investimi i shumëpritur.
Me 127 931 712 lekë do të rehabilitohet sheshi “Demokracia” dhe blloku i banimit “Drita”, duke mundësuar kushte bashkëkohore pushimi për çdo banor të Burrelit.
Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj ka garantuar banorët e këtij blloku se të tjera projekte do të jetësohen në këtë zonë të lënë në harresë prej shumë dekadash.
Postimi i Kryebashkiakut:
Nis puna për rikualifikimin dhe sistemimin e Bllokut “Drita”, në qytetin e #Burrelit. Falë këtij investimi që po kryhet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në këtë bllok do të kemi më shumë ambiente pushimi dhe argëtimi për të gjitha grupmoshat.
#Financuesi_Qeveria_Shqiptare #Zhvilluesi_Fondi_Shqiptar_i_Zhvillimit #Përfituesi_Bashkia_Mat_Qytetarët_Matjan