Në dy nga 5 shkollat e qytetit të Burrelit po investohet nga qeveria shqiptare dhe bashkia Mat.
Në shkollën e mesme “28 Nëntori” dhe atë 9 vjeçare “Mustafa Gjestila” prej kohësh kanë nisur punimet dhe po vijojnë me intensitet për të përfunduar pas pak muajsh.
Këto objekte ishin amortizuar për shkak të agjentëve atmosferikë dhe mungesës së investimeve prej shumë vitesh.
Pranë shkollave po ndërtohen mjedise sportive dhe po tregohet vëmendje për sigurimin e ngrohjes, bazës materiale, laboratorëve, terreneve çlodhëse, etj.