Drejtuesit vendorë të bashkisë së Matit heqin dorë nga propozimi për dhënien e autorizimit për kryetarin e Bashkisë, Nezir Rizvani, i cili kërkonte leje për shitjen e trojeve dhe objekteve publike në këtë qytet.
Socialistët e Matit u shprehën në tubimet elektorale se qëllimi ishte shitja e Pallatit të Kulturës, Pallatit të Sportit, godinës së ish Ndërmarrjes së Rrugëve, dy tregjeve, Pallatit të Oficerëve, etj.
Djegja e materialeve zgjedhore dhe përfshirja në rendin e ditës së shitjes së objekteve jetike bëri që 10 këshilltarë të Matit të bojkotojnë mbledhjen e mëparshme.
Kryebashkiaku dhe administrata u tërhoqën dhe kryetari i këshillit ka thirrur mbledhjen e radhës më 24 qershor. Në këtë mbledhje do të miratohet vetëm ndihma ekonomike. Këshilltarët e majtë thanë se do të jenë të pranishëm në mbledhje dhe do të miratojnë listën e përfituesve. /tirananews.al/