E gjithë administrata e Bashkisë së Matit dhe ndërmarrjet në vartësi të saj vijojnë t’u shërbejnë banorëve të Burrelit në kohë reale. Ditë më parë u pastruan rrugët hyrëse e dalëse të qytetit nga ferrat, inertet dhe mbetjet e ndryshme.
Ndërkohë sot Bashkia Mat mundësoi shembjen e barakave prej druri dhe hekuri pranë Pallatit të Sportit “Ferit Hysa” dhe pranë spitalit bashkiak “Xhavit Mara” Burrel. Këto ndërtime jo vetëm shëmtonin keq qytetin verilindor, por ato krijonin ndotje të theksuar dhe pengonin lëvizjen normale të qytetarëve.
Bashkia i dha zgjiedhje pas 30 viteve ujërave të zeza në periferi të qytetit, në lagjen “Dungu”. Ujërat e ndotura të gjithë qytetit vërshonin pranë banesave të banorëve duke krijuar një situatë aspak normale.
Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj pohoi se aksioni për lirimin e mjediseve publike, rrugë, trotuare, sheshe, oborre të institucioneve arsimore, etj, do të vijojë. Madje Malaj ftoi banorët e Matit të tregojnë vullnet dhe t’i largojnë vullnetarisht ndërtimet pa leje. /tirananews.al/