Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Burrel/ Takime me shtabet elektorale të qendrave të votimit

20:04 / February 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste Mat ka vijuar takimet me shtabet elektorale të 50 qendrave të votimit që ka kjo bashki. Pas mbledhjeve në Njësitë Administrative Komsi, Baz, Macukull, Lis, Derjan, Rukaj, sot takimet kanë vijuar në qytetin e Burrelit.

Kryetari i bashkisë Agron Malaj ka sqaruar antarët dhe mbështetësit e PS-së, të qendra të votimit të lagjes “Drita”, mbi investimet e kryera në Bashkinë e Matit gjatë tri viteve dhe ka shpalosur projektet e reja që do të nisin nga Ulza në Macukull.

“Falë mbështetjes së kryeministrit Edi Rama dhe drejtueses politike të Qarkut Dibër, njëkohësisht zëvendëskryeministre, Belinda Balluku po investohet në sektorë të rëndësishëm, në ujësjellësa, rrugë, shkolla, objekte social-ekonomike, etj. Po punojmë që matjanët të kenë kushte më të mira jetese. Brenda këtyre ditëve do të nisë puna në 15 objekte të ndryshme. Unë, u tha Malaj bashkëqytetarëve të tij, kërkoj mbështetjen tuaj që Mati të ketë vendin që meriton mes bashkive të vendit”.

“Jam më shumë se i lumtur teksa shikoj angazhim maksimal prej gjithsecilit në detyrën tonë për të shërbyer dhe përmirësuar jetën në qytetin tone”, pohoi Malaj pas takimeve që u organizuan sot me shtabet elektorale të lagjes “Drita”.

Kryetari i PS-së Mat Hasan Pasha u tha shtabeve elektorale se matjanët janë me fat që kanë mbështetjen e kryeministrit Rama dhe zëvendëskryeministres Balluku. Ai shtoi se falë punës dhe përkushtimit të kryetarit të bashkisë Agron Malaj në Mat nuk ekzistojnë fenomenet negative që ishin shfaqur gjatë drejtimit të bashkisë nga përfaqësuesit e PD-së. Pasha theksoi se socialistët e Matit kanë qenë më të bashkur se kurrë dhe janë të vendosur për ta thelluar fitoren në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Agron Malaj shtabet takimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.