Situata nga zjarret në vend, vijon që të jetë e rënduar. Forca dhe mjete të shumta të Bashkisë Mat vijojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit në pyjet dhe kullotat e Kangrazhdit, pak kilometra larg qytetit të Burrelit. Për shkak të temperaturave të larta, erës dhe faktit që barishtet janë tharë zjarri po përhapet me shpejtësi. Efektivët zjarrëfikës dhe punonjësit e bashkisë janë porositur së pari të bëjnë kujdes për jetën dhe shëndetin e tyre dhe së dyti të mundësojnë shuarjen e flakëve.
Burrel/ Zjarr në pyjet e kullotat e Kangrazhdit, zjarrëfikësit vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment