Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Burri vrau kunatin, flet gruaja e autorit: Nuk besoj se vëllai im abuzoi me 18-vjeçaren

21:20 / January 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tarellari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gruaja e 50-vjeçarit Fatmir Tarellari që vrau kunatin e tij Erion Pelivani 33 vjeç në Greqi, thotë se nuk beson që vëllai i saj të ketë abuzuar seksualisht me thjeshtrën e saj 18-vjeçare. Në një intervistë për mediat greke, ajo ka thënë se bashkëshorti nuk duhej t’i kishte vrarë vëllain.

“Çfarëdo që mund të ketë ndodhur, ka ligj, nuk duhej t’i kishte bërë ato gjëra. Kemi një vajzë bashkë që tani është 10 vjeç. Unë nuk dija asgjë. Vajza pësoi atë çfarë pësoi dhe e tha tani, na mbylli derën e shtëpisë. Këtë krim që bëri im shoq nuk duhej ta bënte. Askush nuk ka të drejtë të vrasë askënd. Kam duruar gjithë këto vite, i rrita fëmijët e tij. Vajza e tij vinte në shtëpi dy herë në javë. Nuk besoj se vëllai im i ka bërë gjë asaj”, u shpreh gruaja e autorit dhe motra e viktimës.

Lexo edhe :

Related Posts

  • a 118 752x423 1
    “Babai u trondit, vetëm qante”, zbardhet dëshmia e 18-vjeçares që u abuzua nga vëllai i njerkës

Ajo shkon më tej duke hedhur akuza edhe në adresë të bashkëshortit.

“Ai nuk është njeri i mirë, gënjeu, është ekspert për të gënjyer. Unë që jetoja me të e kuptova vonë. Nxehej shpejt, nuk ishte as baba i mirë, i linte fëmijët dhe shkonte për gjueti. I flisja por nuk më dëgjonte”, shtoi ajo.

Ndërsa banorët e zonës e kanë përshkruar autorin si një njeri të qetë, punëtor dhe familjar. 50-vjeçari Fatmir Tarellari ka 3 fëmijë nga martesa e parë, ndërsa me gruan e dytë ka një vajzë 10-vjeçare. Dy ditë më parë ai vrau kunatin Erion Pelivani pasi vajza 18-vjeçare nga martesa e parë i tregoi se ishte abuzuar seksualisht prej 33-vjeçarit Pelivani për disa vite me radhë dhe se ai e shantazhonte për t’i marrë para në këmbim të mospublikimit të disa videove imorale që i kishte bërë.

I ati i vajzës, Fatmir Tarellari, pasi mësoi këtë gjë nga e bija, shkoi dhe u përball me kunatin duke e vrarë me çifte. Më pas u dorëzua vetë në policinë greke duke rrëfyer krimin që kishte bërë dhe motivin.

18 vjecarja Fatmir Tarellari gruaja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.