Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Burri zhvishej lakuriq, zhvishte dhe vajzën tonë dhe e prekte…”, dëshmia tronditëse e nënës shqiptare

18:42 / January 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Image1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ishte viti 2005 kur ajo vendosi të martohej por asnjëherë nuk e kishte imagjinuar që zgjedhja e saj do t’i shkatërronte jetën. Mendoi se do të niste një jetë të lumtur krah bashkëshortit  por fatkeqësisht përfundoi në një makth nga i cili ende nuk po shkëputet dot.

Sot ajo është 45 vjeç, por vuajtjet e kanë plakur para kohe, ndërsa fuqinë për të vazhduar jetën dhe për të përballuar vështirësitë e gjen vetëm te përqafimi i ngrohtë i vajzës së saj 13-vjeçare. Kjo është banesa në të cilën nënë e bijë kanë jetuar për plot 14 vite, një ambient i zymtë, plot lagështirë, e me orendi të shkatërruara. Nëna rrëfen për News24 historinë e trishtë e goditjet e shumta që jeta i ka dhënë për vite me radhë.

Përpos problemeve të shumta ekonomike, vetëm 1 vit pas martesës, gruaja u ndesh me dhunën e bashkëshortit. Nënë e bijë ranë pre e goditjeve të pamëshirshme të njeriut më të afërt, i cili shumë herë i linte pa bukë e i nxirrte jashtë në mes të të ftohtit.

Mes lotësh, 45-vjeçarja trondit me një tjetër dëshmi shokuese. Sipas saj, i ati ngacmonte seksualisht të bijën. Edhe vetë fqinjët, pohojnë jashtë kamerave të Neës 24 se kanë parë vetë raste kur vajza ka dalë duke qarë nga shtëpia e është ndjekur nga babai që tentonte të kryente veprime të turpshme me të.

Gjithë këto vite ishin një ferr i vërtetë për 45-vjeçaren e vajzën e saj, por pas shumë denoncimesh në polici, gruaja mori guximin të divorcohej. Ish-bashkëshorti sot ndodhet në burg e mbi të rëndon akuza për dhunë në familje.

Prej disa muajsh, nënë e bijë kanë marrë një shtëpi me qira, të papërballueshme ekonomikisht për to, por e kishin të domosdoshme të largoheshin për të shmangur konfliktet dhe kërcënimet nga ish vjehrra e 45-vjeçares. Nëna kërkon nga shteti një urdhër mbrojtjeje për veten e të bijën.

E vetmja pagesë që iu mban frymën gjallë, është rroga prej 170 mijë lekësh të vjetra që merr 45-vjeçarja nga puna si sanitare në një kompani private. Ajo tregon se qiraja e shtëpisë është 150 mijë lekë, e iu ngelen vetëm 20 mijë lekë të vjetra në muaj për t’u ushqyer.

Nënë e bijë iu bëjnë thirrje shqiptarëve që t’i ndihmojnë sadopak me ushqime për të kaluar muajin, veshje e një banesë ku të fusin kokën, për të lehtësuar sadopak vuajtjet që po kalojnë.

lot tirananews
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh, policia ‘gardh’ para institucionit, deputetët ‘përplasje’ në seancë

13:26 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.