Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Bursa për degët prioritare, rektori i Universitetit Bujqësor: Ka paragjykime por diplomat njihen në të gjithë botën

21:30 / June 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fatbardh Sallaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku i bëri thirrje të rinjve që të mos nisin jetën nga e para duke emigruar jashtë vendit për studime kur ka shumë mundësi në vendin tonë. Në një intervistë ai u shpreh se pritet që të shtohen numri i studentëve që aplikojnë për degët prioritare në një kohë kur hiqet edhe kriteri i mesatares 8.5.

Sallaku tha se ata që zgjedhin programe të domosdoshme marrin bursë sa paga minimale nga qeveria si dhe i garantojnë vetes vendin e punës. Megjithatë u shpreh se ka skepticizëm për këto degë.

“Çdo i ri që preferon të aplikojë për programet e studimit si agronomi, zootekni, peshkim, mbrojtje bimësh, inixhineri pyjesh, teknologji ushqimore, pra janë programe që janë të domosdoshme dhe kanë të garantuar vendin e punës. Çdo i ri që vendos të aplikojë për këto programe përfiton mbështetje financiare të barabartë me pagën minimale në Shqipëri plus nuk paguan tarifën e studimit. Ka skepticizëm për këto profesione se do të thotë të punosh në bujqësi, blegtori e ferma. Nëpërmjet këtyre masave, ajo që të rinjtë duhet të dinë është se Universiteti Bujqësor është në periudhën më të mirë”, tha Sallaku.

Po ashtu, rektori shtoi se diplomat e Univeristetit Bujqësor njihen në të gjithë botën dhe tani po punojnë që të merren diploma të njëjta me Universitetet europiane.

“Diplomat e Universitetit Bujqësor njihen në çdo cep të botës dhe veçse garantimit të njohjes në çdo Universitet, garantojnë punësim të suksesshëm e të sigurtë. Interesi i maturantëve s’ka qenë shumë i lartë.  Aktualisht kemi 5 diploma të përbashkëta me Universitetin e Viterbos në Itali. Po ashtu jemi në një marrëveshje të drejtpërdrejtë me Universitetin e Vienës dhe synojmë që në 4-5 vite të shndërrohet në të njëjtën me të. Pra të rinjtë s’kanë pse udhëtojnë nëpër botë kur mund të marrin 2 diploma këtu”, tha Sallaku.

Për sektorin e bujqësisë, Sallaku tha se studentët e degëve prioritare arrijnë të gjejnë vende pune deri në 3-4 javë pas diplomimit ndryshe nga ata që zgjedhin degë që i cilëson të tejmbushura si juridiku apo financa.

bujqesori bursat fatbardh sallaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.