Bursa Shqiptare e Energjisë ka nisur operimin përmes ankandit të parë të tregut të ditës në avancë. ALPEX është bursa e dytë operacionale në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim tha se ky është një hap i rëndësishëm për vendin, për zhvillimin strategjik, për stabilitetin për prodhimin e energjisë si dhe për integrimin e Shqipërisë në Europë.
“Kjo është një gjë e madhe dhe e rëndësishme. Para së gjithash është e rëndësishme sepse ndodhemi në çast të rëndësishëm në zhvillimin e strategjik të Shqipërisë dhe vendin e saj në Evropës. Kjo ka të bëjë me të krijuarit e rrethanave që Shqipëria dhe rajoni të kenë stabilitet në furizimin me energji dhe çmimin e saj. Ka të bëjë gjithashtu me investime dhe kompanitë nga e gjithë bota ta shohin Shqipërinë si vend për të investuar. E treta ka të bëjë me integrimin brenda Ballkanit Perëndimor dhe Ballkni Perëndimor që integrohet brenda BE. Me këtë projekt, do të thotë integrim ekonomik në Evropë, si dhe Shqipëria do të ketë më shumë mundësi për t’u bashkuar me tregjet elektrike evropiane.
SHBA kanë qenë krenare për të krijuar ALPEX për të ju siguruar që ata të ishin të mirëpërgatitur për nisjen e sotme. Shqipërinë duam ta shohim partnerin tonë duke përkrahur lidhje më të ngushta me BE. Ky bashkim tregu do të integrojë Shqipërinë në energjinë elektrike evropiane. SHBA po punojnë për të transformuar tregjet e energjisë për konkurrim me tregjete evropaine.
Do të ketë më shumë furnizim dhe çmime më të mira. Lidhja e treguar Shqipëri-Kosovë do t’i ndihmojë vendet në bashkimin e një tregu, kjo punë do të përshpejtpojë një tranzicion të energjisë për Ballkanin. Presim me kënaqësi të jemi partneri juaj, Shqipëri-Kosovë për të ju ndihmuar teksa integroheni brenda BE. Kjo vjen si një domosdoshmëri për të garantuar transparencë, konkurrencë dhe përdorim efikas të kapaciteteve, të cilat po shtohen e do të shtohen gjithnjë e më shumë, falë një sërë investimesh të reja apo të tjerave akoma në vijim”,-tha Yuri Kim.
