Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bursë për studentët me pesa, ekspertët janë kundër: Thjeshtimi i kritereve prodhon të paaftë

15:31 / July 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Studente shqiptare scaled 1 631x420 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Heqja e notës mesatare 8.5 dhe përfshirja e studentëve me pesa në marrjen e bursës pas vitit të dytë të studimeve nuk është zgjidhje për të shpëtuar degët me interes kombëtar në fushën e mësuesisë apo bujqësisë, nga mbyllja.

“Unë mendoj që mesatarja duhet të jetë një kriter në degët prioritare dhe aq më tepër në degët e mësuesisë, që këta studentë në të ardhmen do të edukojnë brezat e ardhshëm. E shikoj si politikë të gabuar që të financohen studentët që nuk kanë një mesatare të mirë. Një maturant i cili në vitin e dytë të universitetit ul mesataren apo ruan notën 5, nuk është e drejtë që të marr bursë, se nuk do të jetë i përgatitur, frytdhënës në punë. Do të dal një mësues, një agronom apo cfarëdo profesion të cilësuar si prioritet kombëtar me cilësi shumë të dobët”, shpjegon mësuesja Ana Llazo.

Gjatë këshillimit të karrierës me maturantët, mësuesja Ana Llazo tregon se nisma e dy viteve më parë për të mbështetur financiarisht çdo muaj me bursa sa paga minimale të rinjtë më të mirë që zgjidhnin programet me prioritet kombëtar ka dështuar.

Ndaj ajo vlerëson se është menduar zgjerimi i skemës duke paguar edhe studentët e dobët nga 12 mijë lek çdo muaj. Ndryshimi i VKM-së parashikon gjithashtu se studentët që ruajnë notën mesatare mbi 8 pas vitit të parë do të përfitojnë bursën e plotë, ndërsa me ruajtjen e notës mesatare nga 6.5 deri në 8.00, përfitohet 60% e pagës minimale, pra vlera 24 mijë lek. Kjo metodologji do të dëmtojë edhe më tej sistemin arsimor, paralajmërojnë ekspertët.

studentët me pesa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama për “Paketën e Maleve”: Nuk është ligj për oligarkët, por për familjet që nuk kanë titull pronësie

21:17 / July 24, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026

Stuhi me breshër në juglindje dhe qendër të vendit/ Përmbytje, pemë të rrëzuara dhe bagëti të goditura nga rrufeja

20:47 / July 24, 2026

Rëndohet bilanci i viktimave nga krimi në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e plagosur nga ish-dhëndri

20:27 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.