Bashkimi Europian duhet të tregojë me hapa konkretë pakthyeshmërinë e procesit të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut thotë në një postim në Twitter ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.
Në një kohë kur ndërkombëtarët presin raportin e Komisionit Europian, ministri Bushati thotë se duhet shmangur kthimi mbrapsht i historisë që përndjek ata që harrojnë mësimet e së shkuarës.
“Nese BE dëshiron të shmangë kthimin mbrapsht të historisë që përndjek ata që harrojnë mësimet e së shkuarës, duhet të vërtetojë me hapa konkretë se procesi i anëtarësimt të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është i pakthyeshëm”, shkruan Bushati në Twitter.