Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bushati dhe Saxer: Dinamikat e konkurrencës mes aktorëve të mëdhenj botërorë, impakti te jeta jonë e përditshme

19:45 / May 31, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bushati 770x435 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditmir Bushati, në podcastin e radhës “Public Square”, bisedoi me Marc Saxer, Drejtor i Fondacionit Friedrich Ebert për Azinë dhe Paqësorin. Biseda u fokusua te dinamikat e reja të konkurrencës mes fuqive të mëdha në një rend ndërkombëtar që po ndryshon me ritme të shpejta. Në qendër të debatit ishin transformimi i arkitekturës globale të sigurisë, balancimi mes fuqive të mëdha, sfidat e Europës dhe perspektiva e një rendi të ri-Rendi Ndërkombëtar 2.0.

Saxer theksoi se Europa duhet të rimësojë politikën reale të gjeopolitikës dhe të pozicionohet si një aktor autonom në një botë shumëpolare, përmes manovrimit të kujdesshëm midis SHBA-ve, Kinës, Indisë dhe Rusisë. Ai paralajmëroi se nëse Europa nuk përshtatet me realitetin e ri, rrezikon të mos jetë më “aktor”, por “pjesë e menysë”.

Një tjetër pikë diskutimi ishte e ardhmja e social-demokracisë, e cila, sipas Saxer, përballet me një krizë legjitimiteti dhe presionin për të rindërtuar kontratën sociale të pas-viteve ’90. Në një kohë kur kërkohet rritje e shpenzimeve për mbrojtjen, infrastrukturën dhe tranzicionin energjetik, sfida qëndron në pyetjen se kush do ta paguajë çmimin: shtresa e mesme, pronarët e kapitalit apo mbrojtja sociale. Kjo përplasje financiare dhe politike ushqen “gjendjen populiste”, një klimë mosbesimi dhe frike te qytetarët, që kërcënon vetë themelet e demokracisë liberale.

Në fokus ishte edhe perspektiva aziatike, ku Saxer argumenton se nuk ka pasur kurrë një rend liberal funksional si në Europë. Azia e drejtohet nga logjika e sovranitetit dhe balancave të fuqisë, jo nga universalizmi perëndimor. Në këtë kontekst, Europa duhet të pranojë se rendi i ri global do të jetë rezultat i një negociate ndërmjet civilizimeve, jo imponim nga një qendër e vetme.

Temat e diskutuara përfshinë gjithashtu rolin e rendi digjital, ku konkurrenca teknologjike SHBA-Kinë po redimensionon fuqinë globale; sfidat e borxhit të vendeve të Jugut, emigracionit, ndryshimeve klimatike dhe shkëputjes së zinxhirëve të furnizimit global.

Në përfundim, Saxer thekson se në një botë me institucione shumëpalëshe të paralizuara dhe pa një fuqi dominuese, Europa duhet të marrë iniciativën për ndërtimin e një rendi të ri global, të bazuar në balancë, bashkëpunim të barabartë dhe vizion strategjik. Koha për të vepruar është tani – përndryshe, rrezikojmë një kthim në anarki ndërkombëtare të stilit të shekullit XIX.

Ditmir Bushati Marc Saxer rendi ndërkombëtar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.