Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bushati fushatë me Ramën në Durrës: Jo gjithçka ka qenë mjaltë në PS, por bëhuni pjesë e familjes sonë

21:08 / February 22, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ditmir bushati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri Ditmir Bushati ka qenë sot i pranishëm në Durrës bashkë me kryeministrin Edi Rama për të prezantuar me të rinjtë kandidaten për kryebashkiake Emirjana Sakon. Bushati tha se jo çdo marrëdhënie në PS ka qenë mjaltë, por është e rëndësishme që të rinjtë t’i bashkohen forcës më të madhe politike në vend për të sjellë ide të reja. Ai tha se socialistët i përshtaten sfidave të kohës.

“Dua të ndaj tre çështje që i gjykoj të rëndësishme meqë është një bashkëbisedim me gjeneratën e re. E para për politikën dhe raportin që secili prej jush ka, e dyta në raport me PS dhe e treta për Durrësin. Politika shumë është folur, sidomos periudhën e fundit për shkak të botës digjitale, duket sikur politika barazohet vetëm me fjalë të këqija dhe me një profesion që nuk ka reputacionin që në fakt duhet ta ketë. Këshilla ime për ju që kërkon të merret me politikë është që të mos e humbi besimin qoftë të demokracia apo te politika si një instrument për të ndryshuar, apo si një mundësi që secili prej jush të angazhohet në jetën publike dhe ta pasurojë atë përmes aktivizimit. Nuk do të thotë që gjithmonë duhet të jesh në vijën e parë të saj sepse ka 1 mijë mënyra për të kontribuar për politikën, për qytetin.

Kam besuar tek vlerat e qendrës së majtë, por është shumë e rëndësishme që dikush të bëhet shtysë. Jo në çdo rast marrëdhëniet kanë qenë mjaltë, ambienti politik në PS ka qenë ai që unë mund të kem dashur ose besuar, por është familja më demokratike që ekziston sot për sot në Shqipëri. Një parti politike që është në mandatin e tretë, nuk ka një parti simotër, as në botën ish-komuniste, por as në Perëndim nga forcat politike të majta, që të ketë arritur të marrë besimin e njerëzve për tre mandate rresht. Kjo është shumë e rëndësishme për secilin prej jush për t’u bërë pjesë e kësaj familje në mënyrë që familja jonë politike të ketë ide të reja, të ketë vitalitetin e nevojshme, transfuzionin e gjakut që është i nevojshëm për trupin, por edhe PS. Dhe për të gjithë ne për të kuptuar që nuk mund të jesh socialist në 2022 me idetë e socialistëve pas Luftës së Dytë Botërore apo me idenë e PS pas viteve 90 sepse sfidat janë të ndryshme dhe e rëndësishme është që ne të jemi një forcë dinamike që i përshtatemi kohës”, tha Bushati.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

11:32 / October 3, 2026

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kërkojnë statusin e UNESCO-s për Liqenin e Prespës

11:27 / October 3, 2026

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët?”/ Avokati i Thaçit nxjerr videon e Vuçiçit dhe ngre pikëpyetje për dënimin e ashpër të ish-liderëve të UÇK

11:14 / October 3, 2026

Dron i dyshimtë nga Bjellorusia, në alarm Lituania/ Mbyllet aeroporti i Vilniusit, ngrihen avionët e NATO-s

11:04 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.