Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bushati jep lajmin e mirë: S’ka 15 kushte për Shqipërinë, PE nuk ka kompetencë të na vërë kushte. Brenda presidencës gjermane hapen negociatat

21:24 / June 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bushati ditmir2 780x439
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti Socialist Ditmir Bushati i ftuar në Report Tv tha se nuk ka 15 kushte për Shqipërinë për nisjen e procesit të Integrimit, pasi PE nuk ka kompetencat dhe as kuadrin ligjor të vendos kushte për një vend kandidat për një vend kandidat si Shqipëria. Bushati tha se gjithçka drejtohet nga KE dhe vendet e BE dhe se janë disa detyra që duhen siguruar si reforma zgjedhore e Gjykata Kushtetuese apo ajo e Lartë, por nuk ka as 7 dhe as 15 kushte.

“Kemi pasur disa rekomandime, një vendimmarrje nga BE që përcaktuan dhe një radhë apo etapë që duhet të ndiqen nga Shqipëria. Fillimisht përgatitet kuadri negociues që përcakton të gjithë procedurën dhe metodologjinë që udhëhiqet i gjithë procesi i integrimit. Më pas mbahet konferenca e parë ndërqeveritare. Për të dy këto etapa, BE në vendimin e marsit të 2020 ka përcaktuar një listë me detyra. PE nuk ka kuadrin dhe as kompetencën për të përcaktuar listën me detyra për një vend kandidat , pra nuk mund të flitet për një listë me kushte, por procesi është në ato shina që përcakton traktati. lista e detyrave që duhen përmbushur është e qartë dhe nevojitet bashkëpunim politik dhe mirëkuptim institucional. Bëhet fjalë për reformën zgjedhore, ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të latë, për ligjin anti-shpifje etj. Loja janë 7 apo janë 15 kushte është lojë me kungullesha dhe shkëputje të vëmendjes. në momentin Parlamenti Europian nuk ka një zë ligjor për këtë çështje pasi gjithçka drejtohet nga Komisioni Europian dhe vendet e BE”, tha Bushati.

Ditmir Bushati beson se brenda presidencës Gjermane e cila e berr më 1 korrik dhe e mban për 6 muaj mund të nisë  procesi i hapeshin bisedimeve për integrimin e vendit. Bushati tha se brenda këtij sesioni parlament do të kalojmë reformën zgjedhore, do ngremë gjykatën Kushtetuese, do adresojmë opinionin  e Venecias edhe për ligjin anti-shpifje etj. Kjo do të ndihmojë në hapjen e bisedimeve me BE.

“Brenda këtij sesion parlamentar do të kalojmë reformën zgjedhore, të bëjmë funksionale Gjykatën Kushtetuese, të rishikojmë sipas opinionit të Venecias me ligjin anti-shpifje dhe të japim prova bindëse në kuadrin negociues të përcaktojë një protokoll integrimi për Shqipërinë. Po te punohet fort gjatë presidencës Gjermane do të hapim negociantat, e cila e merr më 1 korrik”, tha Bushati.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.