Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bushati: Kam bërë punën më të bukur në botë

19:19 / December 29, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me rastin e festave të fundvitit, por që përkon edhe me ditët e fundit në krye të Ministrisë së Jashtme, Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim festiv me bashkëpunëtorët e tij për t’i falenderuar për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë në këto 5 vite. Në videon e siguruar nga Tirananews.al, Bushati e cilëson punën si Ministër i Jashtëm si më të bukurën  që ka bërë.

“Dua të them që këto pesë vite e gjysmë për mua kanë qenë vite shumë të bukur atë karrierës sime me gjithë emocionet, e suklseset, me gabimet, me të gjitha elementët që e shoqërojnë ditën e një ministri të Jashtëm. Mendoj se është puna më e bukur në botë, kam takuar njerëz që sado i pasur të isha apo të vija nga një familje e pasur nuk kisha për t’i takuar asnjëherë”, tha ai.
Nën drejtimin e Ditmir Bushati, për herë të parë Shqipëria ia doli që të fitojë të drejtën për kryesimin e OSBE-së. Presidenca e OSBE-së ka një rëndësi të veçantë ndryshe nga organizmat e tjerë si NATO apo BE, për shkak se në të bëjnë pjesë edhe shtete si ato Perëndimore dhe ato Lindore. “Viti që po lëmë për mua ka qenë një prej viteve më frytdhënëse. Nuk e kisha menduar kurrë që ne do të merrnim kryesinë e OSBE-së. Prandaj jam i bindur që qoftë ministri i ri, por edhe gjithë ekipi i ri që do e shoqërojë, edhe ambasadori, por edhe ekipi në Vjenë të kenë mundësi për të lënë një gjurmë të pashlyeshme për shtetin shqiptar. Sepse për herë të parë një vend i vogël modest si Shqipëria do të kryesojë një organizatë kaq të rëndësishme”, tha Bushati teksa vlerësoi se 2018 do të jetë një vit i rëndësishëm edhe për negociatat. “Jam po kaq i sigurt që në ditët që do të vijnë do të ketë zhvillime po kaq të mira edhe përsa i përket hapjes së negociatave edhe gjithe ekipi i integrimit nga pikëpamja teknike, do të kenë shumë punë dhe do t’i shpërblehet gjithë ai mund prej gjithë këto vite që kanë qenë dhe kanë punuar për këtë process”, u shpreh ai.
Gjatë pesë viteve të drejtimit të MPEJ-së nga Bushati, ky institucion për herë të parë vendosi në fokus të veprimtarisë së tij edhe diplomacinë ekonomike, ndërkohë që shumë çështje që kishin kohë që kishin zënë pluhur u futën në rrugën e zgjidhjes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kërkesat e protestuesve për qeveri tranzitore 12 mujore, Rama: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit, PS në fund do dalë më e fortë

22:33 / June 22, 2026

BE vlerëson ecurinë e Shqipërisë, Costa: Negociatat mund të mbyllen brenda vitit 2027

20:59 / June 22, 2026

Gjermania distancohet nga protestat në Tiranë: Janë çështje e brendshme politike e Shqipërisë

19:50 / June 22, 2026

Durrës/ Nuk ndalon para Policisë, përplas 5 automjete gjatë tentativës për tu larguar

16:08 / June 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.