Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bushati: Për herë të parë vendosëm çështjen çame në tryezë me palën greke. Shqipëria luajti rol në afrimin e Athinës me Shkupin. Çështja e detit mund të ketë zgjidhje

22:03 / January 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bushati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati, në një intervistë në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se Greqia ka pasur çështje të rënda për diskutim, të cilat i ka konsideruar “patate të nxehta”.

Bushati tha se Shqipëria ka luajtur rol në afrimin e Athinës me Shkupin, për shkak se në Maqedoninë e Veriut jetojnë shqiptarë.

“Çështja çame rezulton se është ngritur edhe në nivel kryeministrash edhe më parë. Por, ne për herë të parë e vendosëm në tryezë këtë çështje, me palën greke. Në negociata ngritëm baza besimi. Greqia kishte dy çështje me rëndësi, me ne, por edhe me Shkupin.

Greqia kishte dy patate të nxehta në dorë, mund ta themi në mënyrë figurative. Shqipëria luajti rol në afrimin e Athinës me Shkupin. Kjo ndodh, sepse shqiptarët janë komb shtet-formues në Maqedoninë e Veriut. Çështjet me rëndësi për ne janë diskutuar”, tha Bushati.

Ditmir Bushati nënvizoi se çështja e detit mund të ketë zgjidhje për shkak se po flitet në nivel kryeministrash.

“Procesi ka shkuar në nivel kryeministri dhe ka vullnet politik për të çuar çështjen përpara. Rama, Tsipras, Samaras kanë qenë në dijeni të çdo hapi që bëhej në proces. Janë shtuar bisedat sy më sy, e kjo besoj do dërgojë drejt zgjidhjeve”, përmbylli Bushati.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026

Shtyllat e programit/ Salla prezanton projektbuxhetin për bujqësinë: Më i lartë i akorduar ndonjëherë

11:19 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.