Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bushati: Shqipëria gabimisht në rajon, nuk kemi asnjë konflikt. Imazhi i vendit gjithmonë e në rritje

20:52 / October 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5490
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se Shqipëria ndodhet gabimisht në rajon dhe se vendi ynë nuk është pjesë e asnjë konflikti, duke iu referuar shteteve të tjera të Ballkanit dhe situatat në të cilat gjenden sot.

Bushati u shpreh në ABC News se imazhi i Shqipërisë ka ardhur gjithmonë e në rritje, dhe mbajtja e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë e dëshmoi këtë.

“Situata me Greqinë, nuk do ta kategorizoja në asnjë lloj rrethane si konflikt. Mosmarrveshje apo çështje dypalëshe do të ketë gjithmonë, sa të ketë jetë, sa të ketë shtete. Mendoj që në momentin që Shqipëria u anëtarësua në NATO, bëri një hap cilësor drejt profilit të saj si një vend normal. Jo se Shqipëria kërcënohej me luftë nga një shtet tjetër, por nga pikëpamja e mesazhit politik dhe të imazhit, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ishte shumë i rëndësishëm. Statusi i vendit kandidat, ideja e hapjes së negociatave edhe në planin praktik, por edhe fakti i rëndësishëm, Shqipëria është gabimisht në vendin e gabuar, nuk ka asnjë konflikt. Nuk ka qenë asnjëherë pjesë e ish-Jugosllavisë, e vetmja lidhje e jona janë shqiptarët që kanë jetuar në Ish Jugosllavi, jemi mesdhetarë. Nga pikëpamja e shkëmbimeve tregtare dhe njerëzore, vendet kryesore vijojnë të mbeten Italia dhe Greqia. 20% e jona jeton në Itali dhe Greqi. Nuk diskutohet që imazhi i Shqipërisë, pavarësisht 1001 problemeve që kemi, ka ardhur gjithmonë në rritje. Nuk diskutohet që organizimi i një samiti, dhe fakti që i dhamë edhe një peshë më të madhe, të gjitha këto krijojnë një narrativë”, theksoi ai

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet vendore mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

15:17 / October 30, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

13:07 / October 30, 2026

BE nis shqyrtimin e kapitullit të radhës me Shqipërinë

12:58 / October 30, 2026

Transferimi i Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, ministri Toni Gogu kthen përgjigje zyrtare Bledi Çuçit dhe Fatmir Xhafajt/ Inspektim për të gjitha lëvizjet në burgje

12:00 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.