Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bushati, vëzhgues i misionit të OSBE: Ja çfarë i dallon SHBA-të nga demokracitë e tjera. Zgjedhjet mësim dhe për Shqipërinë

19:30 / November 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bushati 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati zgjedhjet në SHBA duhet të jenë mësim dhe për Shqipërinë se si realizohen ato në kushte pandemie.

Duke folur për Zërin e Amerikës si pjesë e misionit vëzhgues të OSBE-së, Bushati tha se zgjedhësve iu ofruan mënyra të ndryshme votimi çka e bën një vend specifik e të veçantë SHBA-në.

“Gjëja kryesore që i dallon SHBA-ta nga demokracitë perëndimore është fakti që institucionet janë mjaft të qëndrueshme dhe solide, dhe kufizojnë ekzagjerimet që vijnë nga jeta politike. Si ka vepruar e gjithë trupa zgjedhore është një mësim që duhet të nxjerrim me shumë kujdes. Zgjedhjeve u ofrua mënyra nga më ndryshmet për te votuar, që i bën specifik dhe të veçantë SHBA-të. Në Shqipëri parafrazojmë simptomat me krizat e politikës dhe harrojmë që besimi i zgjedhësve te vota është e rëndësishme”, tha Bushati.

Për të administrimi i procesit duhet të jetë një mësim për vendet e tjera, përfshi dhe vendin tonë.

“Mënyra si është administruar procesi, dëshmojnë për një besim që zgjedhësit kanë tek institucioni i votës. Për gjithë vendet që do ikin në zgjedhje, përfshirë Shqipërinë, do nxjerrin mësime si dihet të menaxhohet procesi zgjedhor në kushte pandemie”, tha ai.

Për ish ministrin e Jashtëm SHBA nuk është fytyrë e krizës së demokracisë. “Përkundrazi. Mjafton të shohësh mundësitë që u ofrohen njerëzve për të votuar dhe jo veç ditën e zgjedhjeve, mënyrën e administrimit të procesit në mënyrë të shkëlqyer nga profesionistë e jo militantë politik në qendrat e votimit në kushtet e pandemisë, pjesëmarrjen e lartë në zgjedhje e sidomos pjesëmarrjen e lartë të votuesve për herë të parë. Janë tregues i besimit që njerëzit kanë te demokracia. Ne gabojmë kur analizojmë sfidat me të cilat përballet demokracia vetëm me sjelljet e ekzagjeruara të politikës”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.