Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Kryesinë e Kuvendit në dëgjesën e Grupit Parlamentar me kërkesë të kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka. Bushka, është vënë nën hetim nga SPAK pasi akuzohet se ka penguar zbulimin e së vërtetës lidhur me hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i arrestuar më 10 shkurt.
Rama i ka dalë në mbrojtje Bushkës dhe tha se është e papranueshme që deputetja e ka marrë vesh nga televizioni lajmin që po hetohet.
Rama: Qëndrimi ynë lidhur me mbështetjen pa rezevra të drejtësië, institucioneve që kanë detyrë të bëjnë luftë kunër korrupisonit mbetet i pandryshuar, ajo që ndryshon është që ne kemi detyrë të kontribuojmë jo thjesht me mbështetjen institucionale dhe politike ndaj institucioneve të reja të drejëtsisë por edhe me opinionet tona në mënyrë që pavarësia e panegociueshme e prokurorëve dhe gjykatësve të jetë sa më e lidhur me profesionalizmin dhe me garantimin e standardeve demokratike të çdo procesi. Në të kundërt ne biem në një situatë që ngjan më shumë me të shkuarën se me të ardhmen. Republikë hetuesish Shqipëria ka pasur në të shkuarën.
Kjo është një Republikë Parlamentare ku pushtetet janë të pavaruara, nuk është vetëm drejtësia e pavarur. Këtu kemi një problem dhe këtu duhet të marrim një përgjegjësi për faktin se sot në debatin publik ka vetëm dy palë, njëra që duartroket dhe brohoret sa herë që shfaqet “gijotina” sipas asaj pale të gjithë janë për burg, të gjithë janë për litar, të gjithë janë për tu vrarë dhe tjera është pala që sulmon në mënyrë banditeske organet e reja të drejtësisë dhe shënjestron me libër shpie prokurorët dhe gjykatësit që bëjnë punën e tyre duke filluar nga drejtuesi i SPAK i cili ka gjithë mbështetjen dhe solidaritetin tonë sa i përket baltës që ka marrë dhe merr familjarisht. Për mua është e pakoncepueshme që Klotilda Bushka pa diskutuar fare a ka a s’ka të drejtë akuza që e përfshin në atë roman thuajse 400 faqe, e merr vesh nga TV dhe e merr vesh duke dëgjuar gazetarët specialë. Kjo forcë politike nuk do marrë përsipër të japë pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia. Por ndryshe nga deri dje, kjo forcë politike nuk do të heshtë përballë shkeljve flagrantë të standardeve.