Sot në Komisionin e Ligjeve menjëherë pas fjalës së z. Celibashi, në përfundim të seancës dëgjimore, kryetarja e këtij komisioni, Klotilda Bushka, i bëri thirrje opozitës që të depozitojë anëtarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore në mënyrë që të mos ndodhë si më parë që të miratohen ndryshimet ligjore pak kohë para zgjedhjeve.
“Komisioni do duhet të mblidhet sa më shpejtë dhe të mos gabohet si gjithmonë shumë pak muajve para zgjedhjeve dhe më pas vendosim në vështirësi KQZ. Ne s’duhet të humbim kohë dhe opozita të çojë përfaqësuesit e vet për Reformën Zgjedhore. Kemi shumë ndihmë nga partnerët. Duhet të mësojmë nga gabimet e kaluara”, tha Bushka
