Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Busti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malësisë

22:21 / November 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tuz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Busti i heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u vendos në sheshin qendror të komunës së Tuzit, në Mal të Zi me ceremoni kulturore dhe në praninë qytetarëve të Malit të Zi, nga hapësira mbarëshqiptare dhe të mërgimtarëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Njëri nga nismëtarët e vendosjese së bustit të heroit kombëtar, ish zyrtari vendor dhe nënkryetari aktual i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj tha se Gjergj Kastrioti do të rrijë krenar përballë Bratilës së Ded Gjon Lulit, ku gërshetohet me përpjekjet e Malësisë ndër shekuj për ta arritur lirinë kombëtare.

“Kjo është një ditë e veçantë jo vetëm për Malësinë, por për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Kemi Gjergj Kastriotin Skenderbeun përballë Bratilës ku për herë të parë u ngrit flamuri për herë të parë pas vdekjes së kryetrimit. Është e vërtetë një gjë e madhe dhe dua të falenderoj çdo njeri që ka vendos qoftë një guralec në këtë projekt madhështorë”, tha zoti Camaj.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, vuri në dukje se inagurimi i bustit rithekson vlerat e Gjergj Kastriotit si një udhërrëfyes i kombit shqiptar, kryehero dhe frymëzimi i qëndresës së tyre.

“Për shqiptarët në Malin e Zi është një ditë shumë e rëndësishme dhe me rëndësi historike për shqiptarët në Malin e Zi të cilët rrezikohen nga asimilimi. Simbolika e inagurimit të bustit në Malësi është një shenjë e zhvillimit të shqiptarëve dhe përforcon bashkimin rreth identitetit dhe vlerave kombëtare për të cilët ne jemi krenar”, tha zoti Nika.

Ndërkaq, përfaqësuesi i shoqatave të mërgimtarëve në SHBA, zoti Ndrek Gjolaj që kontribuan për ngritjen e bustit, ngjarjen e vlerësojnë si një festë të madhe për shqiptarët kudo që janë.

“Gëzuar Malësisë dhe mbarë malësorëve kudo që janë përmendoren e Gjergj Kastriotit që po vendoset sot dhe ta gëzojnë brez pas brezi”, tha zoti Gjolaj, kryetar i Shoqatës Malësia e Madhe në Detroit.

Pas ndarjes së Tuzit nga Komuna e Podgoricës dhe krijimi i një komune te re, Kuvendi i këtij qytetit njëzëri miratoi vendimin për ngritjen e shtatores së Skënderbeut që ishte një ëndërr e kahmotshme e komunitetit në këtë zonë.

Busti i shumëpritur i Gjergj Kastriotit u realizua në bashkëpunim me diasporën shqiptare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërkohë që sheshin e ri e financoi Republika e Shqipërisë.

busti gjergj kastrioti tuz
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.