Këngëtari shumë i dashur nga rinia, Butrint Imeri, ka qenë mjaft i angazhuar gjatë kësaj vere me projekte muzikore dhe koncerte. Këngëtari ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, fotografi nga disa prej mbrëmjeve më të suksesshme të verës.
Ai e nisi prezantimin e këtyre pamjeve me një postim të errët, mbi të cilin shkruhej “Vera 2022”. Më pas, i njëjti vendosi që të ironizojë me shprehjen e famshme të popullit, e cila citon: “Kjo dynja e askujt”.
Butrinti eliminoi me vizë fjalën “dynja (botë)”, duke e zëvendësuar atë me fjalën “verë” dhe ka ironizuar me kolegët nga estrada, duke thënë mes rreshtave se kjo verë ishte e tij dhe e askujt tjetër.