Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Buxheti 2018/ Janë rreth 100 mln të ardhura më pak në financat publike

17:45 / January 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Buxheti i shtetit për vitin e kaluar u mbyll me 100 milionë euro të ardhura më pak se plani, por mosrealizimi i shpenzimeve ishte edhe më i madh duke bërë që qeveria të marrë më pak borxh nga sa kishte planifikuar.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se të ardhurat totale në arkën e shtetit për gjithë vitin 2018 rezultuan 449.3 miliardë lekë nga 461.8 miliardë që ishin parashikuar në aktin normativ të qeverisë.

Sipas statistikave të detajuara, gjysma e mosrealizimeve ishte nga të ardhurat jotatimore dhe ndihmat, ndërsa gjysma tjetër ka ardhur si pasojë e ecurisë së dobët në mbledhjen e akcizave dhe tatimit mbi vlerën e shtuar. Të dy këto taksa qenë 7.4 miliardë lekë ose rreth 60 milionë euro më pak se plani vjetor të ndikuara kryesisht nga rënia e euros ndaj lekut, por edhe ulja e papritur në zhdoganimin e cigareve.

Në krahun tjetër të buxhetit, atë të shpenzimeve, mosrealizimet kanë qenë edhe më të mëdha se sa tek të ardhurat. Sipas të dhënave nga financat, shpenzimet faktike të buxhetit ishin gati 147 milionë euro më të ulëta se plani.

Për shkak se mosrealizimi i shpenzimeve ka qenë më i madh se sa ai i të ardhurave, qeveria ka marrë më pak borxh nga kufiri i caktuar me ligj.

Deficiti buxhetor për vitin e kaluar rezultoi 47 milionë euro më pak se plani, duke sinjalizuar se borxhi publik në raport me prodhimin kombëtar është ulur edhe më shumë nga sa pritej.

Por sipas tabelave të financave e gjithë rënia e deficitit ka ardhur në kurriz të investimeve publike, të cilat vitin e kaluar u realizuan 7 për qind më pak se plani. Investimet janë zëri më produktiv i shpenzimeve të buxhetit, pasi nxisin ekonominë dhe krijojnë punësim. Por edhe për këtë vit, realizimi i tyre ka rezultuar problematik, veçanërisht tek projektet me financim të brendshëm. Top Channel

buxheti Ekonomi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.