Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

“Buxheti 2026 ka zero rritje taksash”/ Malaj: Me paqen fiskale, nuk ka asnjë amnisti penale!

12:48 / November 19, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Malaj 6 1024x731 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetët opozitarë i drejtuan një sërë pyetjesh sot, 19 nëntor, në Kuvend Ministrit të Financave Petrit Malaj, lidhur me rënien e eksporteve, kursin e këmbimit valuator e deri tek të ardhurat për buxhetin e 2026-ës.

Në përgjigje të Jorida Tabakut, Malaj tha se në “listën e përfituesve të fshirjes së borxheve tatimore e doganore janë 202 mijë tatimpagues.”

“Paqja fiskale nuk diskriminon askënd, është një marrëveshje vullnetare për të gjithë tatimpaguesit që në mënyrë vullnetare bëjnë marrëveshje me Tatimet, për korrektimin e pasqyrave financiare. Marrëveshje që nuk ofron asnjë lloj amnistie për persona që janë nën hetim, që kanë një vendim të gjykatës në formë të prerë, apo që janë nën hetim tatimor”, iu përgjigj Malaj deputetit Agron Shehaj.

Nënvizoi se ”kursi i këmbimit valutor tregtohet në treg të lirë e që bazohet te kërkesa dhe oferta ku qeveria nuk ndërhyn”.

“Efektet e humbjes janë rreth 70 milion euro. Rënia e Euros nga ana tjetër u vjen në ndihmë edhe konsumatorëve sepse produktet nga importi vijnë me çmime edhe më të lira”, tha Malaj.

“Sa i përket 1 miliard lekëve, ua alokojmë bashkive për menaxhimin e mbetjeve urbane. Buxheti i shtetit paguan 0 lekë për inceneratorët, ajo shumë i është shpërndarë bashkive”, shtoi ministri.

Po me fondet e IPARD ç’do ndodhë?

“Është një çështje që ka të bëjë me disa masa që qeveria duhet të përmbushë, jemi shumë besimplotë që IPARD 3 do të hapet përgjatë vitit 2026”, ripërsëriti Malaj.

Për eksportet theksoi se janë trefishuar në periudhën 2013-2024. “Eksportet e mallrave janë rritur në 1.7 miliard euro, ndërsa është katërfishuar eksporti i shërbimeve”, argumentoi ai.

“Ky projekt-buxhet ka zero rritje të taksave”, u shpreh ministri i Financave, në përgjigje të pyetjes së deputetit Klevis Balliu se “ku janë marrë gjithë ato para”.

“Cilat biznese do të kategorizohen për ta përfituar atë që quhet ulje në 5% të tatimit mbi fitimin? Cilat biznese përveç industrisë së madhe të ndërtimit, mund të kategorizohet nga kjo që quhet paqja fiskale?”, ishte pyetja e Redi Muçit.

“Bonusi është tjetër gjë, rritja e pensioneve tjetër. Pensionistët edhe në dhjetor me aktin normativ të bërë në shtator 2025, do të përfitojnë bonusin si vitin e kaluar. Kushdo përfiton nga paqja fiskale nëse bën marrëveshjen”, sqaroi Malaj.

Ka një diskriminim kur vjen puna te ndarja gjeografike e shpenzimeve publike?

“Nuk më rezulton që ndarja është bërë e tillë. Shpenzimet bëhen në varësi të ecurisë së projekteve”, tha Malaj duke i dhënë përgjigjen deputetit të PD-së, Bardh Spahia.

Buxheti 2026 jorida tabaku Ministrit të Financave paqja fiskale petrit malaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FMN rishikon me rritje ekonominë shqiptare/ Gjatë vitit 2026 parashikohet një rritje me 3.5%, ulet inflacioni

14:24 / October 13, 2026

Përjashtimi me 60 ditë i Bardhit dhe Balliut, Tabaku: Vendim i papranueshëm, shkel Rregulloren e Kuvendit

11:02 / October 13, 2026

Nga vezët te qumështi, vaji dhe mielli, të gjitha uljet e produkteve të shportës në “KURSE”

14:54 / October 12, 2026

Në 2027-ën buxheti i Ministrisë së Bujqësisë shkon 180 mln €! Do vijojë kompensimi i TVSH me 10% për fermerët, jepen 32 mln €

18:03 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.