Pas votimit të buxhetit të 2024 për 7 minuta në seancën e sotme plenare, kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi e ka cilësuar si një “revolucion të karrigeve” aksionin e dhunshëm të Rithemelimit dhe grupit të Bardhit në Kuvend. Duke iu përgjigjur pyetjeve për miratimin e buxhetit në një seancë plenare, Çuçi tha se detajet mbi buxhetin janë diskutuar në komisione dhe me grupet e interesit.
“Revolucioni i karrigeve, e patë ju seancën e rradhës. Është kthyer komplet në qesharake kjo histori. Buxheti nuk është miratuar në 8 minuta por pas një diskutimi shumë të gjatë që ka pasur në komisione. Ne nuk i merrnim dot me zor që të hynin në komisione.
Janë konsultuar me të gjitha grupet e interesit, mbledhjet kanë qenë të hapura. Diskutimet kanë qenë shteruese. Aty debatohet, aty hidhen alternativat. Seancat plenare bëhen për të miratuar. Pa diskutim që ka një anomali të shkaktuar nga opozita”- tha Çuçi.
Lexoni edhe https://tirananews.al/kater-deputete-te-bashes-marrin-pjese-ne-votim-ja-emrat/
Lexoni edhe https://tirananews.al/rama-ne-kuvend-deputetet-ndezin-flakadanet/
Lexoni edhe https://tirananews.al/video-garda-pushton-sallen-e-kuvendit-asnje-deputet-i-pd-se-nuk-eshte-i-pranishem/
