Pasi kaosit dhe kalimit të buxhetit për 7 minuta, deputeti i PD-së Ervin Salianji foli jashtë sallës së Kuvendit, duke thënë se paketa fiskale do të godasë shtresën e mesme. “Për herë të parë goditet shtresa e mesme, e cila do të taksohen me 23 përqind, mjekët, stomatologët. E ka djeg kushtetutën. Po funksionojnë në kushtet e një junte. Duket qartësisht që nuk po bashkëjetohet në mënyrë demokratike. E pat sot se si në mënyrë tinzare dhe me vrap u miratua buxheti që për herë të parë godet shtresën e mesme”, tha Salianji.
Buxheti kalon për 7 minuta, Salianji me tone të forta: Po bëjmë betejë. Paketa godet shpresën e mesme
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment